2018-06-04 21:01:43 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Ditët e fundit u hap në Pekin një ekspozitë me piktura tradicionale kineze me bojë me temën e Rrugës së lashtë të Mëndafshit.
Ekspozita, e titulluar "Rruga e Mëndafshit në pikturat tradicionale kineze me bojë", përmban piktura që përshkruajnë ndërtesa historike, kultura të ndryshme dhe jetë njerëzore përgjatë Rrugës së Mëndafshit.
Ekspozita është sponsorizuar nga sekretaria e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh) dhe do të zgjatë deri të enjten.
Një libër me të njëjtin titull dhe përmbajtje të ngjashme do të publikohet gjatë kohës së mbajtjes së samitit të 18-të të OBSh-së, nga 9 deri 10 qershor në Qingdao të provincës Shandong të Kinës Lindore. (Fang Xiaoyu)