Ekspertët: Kina ka forcuar mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale

2018-06-04 21:01:07 CRI Komenti juaj Printoni

E marta shënon 10-vjetorin e publikimit të një dokumenti nga qeveria kineze, për ta ngritur mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale në nivelin e një strategjie kombëtare.

Ekspertët nga Kina dhe Britania e Madhe shprehen se, një dekadë pas shpalljes së këtij dokumenti, Kina është tani një vend udhëheqës për të drejtat e pronësisë intelektuale.

Kina i publikoi "Vijat e përgjithshme të Strategjisë Kombëtare të Pronësisë Intelektuale" në qershor 2008.

Që prej atëherë, autoritetet kineze thonë se kanë bërë përparim të rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, duke krijuar një mjedis biznesi të drejtë, të qëndrueshëm dhe transparent.

Wang Ping, studiues i prokurimit publik me Universitetin e Nottingham-it, thotë se mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale ka qenë një proces i gjatë:

"Politikat janë njësoj si monedhat, kanë dy anë, prandaj i quajmë 'thikë me dy tehe'. Për këtë arsye, nga njëra anë, kur hartojmë politikat, duhet të mbajmë parasysh sfidat e të metat e mundshme dhe të marrim masa për t'i trajtuar ato. Nga ana tjetër, në aspektin e zbatimit, ne kemi nevojë për një ekip profesional e të fuqishëm me besim të lartë publik".

Statistikat e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale tregojnë se kompanitë kineze kanë paraqitur më shumë se 48 mijë aplikime për patentë ndërkombëtarë në vitin 2017, duke zënë vendin e dytë në botë pas Shteteve të Bashkuara. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore