Kina: ulja e tarifave doganore do të plotësojë nevojat e publikut

2018-06-02 10:45:23 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze thonë se ulja e fundit e tarifave doganore për produktet e konsumit pritet t'i sjellë produkte më të mira tregut kinez.

"Mallrat e konsumit të përditshëm janë produkte të prodhuara pikërisht për plotësimin e nevojave materiale dhe kulturore të njerëzve, përfshirë veshmbathjet, ushqimin, strehimin, mjetet e transportit dhe nevoja të tjera të përditshme. Ato janë vitale për jetesën e mirë të popullit. Aktualisht, përqindja e tarifave doganore për mallrat e konsumit për kombin më të favorizuar është 14.5%, më e lartë se përqindja e tarifave të importeve të zakonshme, prej 9.8%", shpjegoi zv/ministri i Financave i Kinës, Zhu Guangyao, një ditë pas shpalljes së uljes masive të tarifave doganore.

Qysh nga korriku, do të reduktohet nga 15.7% në 6.9% përqindja mesatare e mbi 14 mijë mallrave të konsumit, si veshmbathje, mjete kuzhine, pajisje sportive dhe palestre, pajisje elektroshtëpiake, si lavatriçe, frigoriferë, produkte ujore, larëse rrobash, artikuj kozmetikë dhe produkte shëndetësore.

Kjo është hera e pestë që Kina ul tarifat doganore për mallrat e konsumit gjatë tre vjetëve të fundit. (Wang Lei/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore