Gëzim Podgorica: Wuhan-i është një qytet i paharrueshëm

2018-05-29 16:13:16 CRI Komenti juaj Printoni

Më 27 maj filloi zyrtarisht në Wuhan veprimtaria "Lumi Jance me energji të re-Personalitetet e huaja shikojnë Wuhan-in", ku marrin pjesë personalitete nga vende të ndryshme. Në mbrëmë ata shkuan në portin e Hankou-t, ku lundruan me anijen "Zhiyin" nëpër lumin Jance dhe panë dramën "Anija 'Zhiyin'" në anijen në lëvizje, për të shijuar stilin e qytetit të vjetër Wuhan dhe për të njohur kulturën e qytetit.

Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun dhe Komunikimin në RTSh Gëzim Podgorica është njëri prej personaliteteve pjesëmarrës në këtë veprimtari. Kjo është hera e 4-t që ai viziton Kinën. "Nga pikëpamja e të huajve, kur përmenden qytetet e Kinës, ndoshta atyre u vijnë ndër mend së pari Pekini, Shangai, Nankini, Shenzhen-i etj. Megjithëse jam këtu në Wuhan për herë të parë, sinqerisht mendoj se Wuhan-i është një qytet që ia vlen të vizitohet dhe i paharrueshëm," thotë Podgorica.

Për sa i përket dramës "Anija 'Zhiyin'", ai tha: "Nga kjo shfaqje mund të shikojmë se që nga shekulli i kaluar, Kina po integrohej aktivisht me botën. Shekulli i kaluar është epoka e lundrimit. Kina duhej të komunikonte me vendet e tjera nëpërmjet rrugëve detare. Qyteti Wuhan gjendet në mes të lumit Jance. Lumenjtë Jance dhe Han përshkojnë qytetin. Historia e "Anijes 'Zhiyin'" është mishërim i shoqërisë së atëhershme, duke treguar zhvillimin e transportit detar dhe hapjen e reformën e Kinës në atë kohë."

Në bordin e anijes "Zhiyin", personalitetet e huaja shijuan peizazhet e bukura të lumit Jance. Gëzim Podgorica u shpreh: "Jam i nderuar që vizitoj qytetin Wuhan. Sonte dritat në lumin Jance nuk ndriçojnë vetëm këtë qytet, por ndriçojnë edhe historinë e qytetit." (Zhan Dian)

Mrekulli
Lajmet Kryesore