Video/  Kinë, veprimtari promovuese për njohjen e Zonës së Re Xiongan nga bota

2018-05-29 10:15:07 CRI Komenti juaj Printoni

 

Ministria e Jashtme e Kinës zhvilloi të hënën një veprimtari me temë: "Kina në epokën e re: Xiongan, një qytet i ardhshëm për zhvillimin njerëzor".

Kjo është veprimtaria e 13-të e organizuar nga kjo ministri për të promovuar ndërkombëtarisht provincat, rajonet dhe qytetet kineze.

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi, i cili ishte i pranishëm në këtë aktivitet, tha se zona e re Xiongan e shpallur një vit më parë, është plan i mijëvjeçarit dhe një çështje e madhe kombëtare. Kjo zonë përfaqëson të ardhmen e Kinës dhe orienton drejtimin e zhvillimit të botës.

Shefi i diplomacisë kineze theksoi se në ndërtimin e zonës së re Xiongan, do të përfshihen shumë talente, teknologji, fonde dhe projekte nga vendet e tjera dhe do të krijohet hapësirë dhe forcë e re nxitëse për bashkëpunimin midis Kinës dhe vendeve të tjera. Ai shprehu shpresën se diplomatët dhe miqtë e vendeve të ndryshme do të tregojnë më shumë vëmendje ndaj kësaj zone dhe do të marrin pjesë në ndërtimin e saj.

Në veprimtarinë promovuese ishin të pranishëm mbi 500 vetë, përfshi personalitete të trupit diplomatik në Kinë, përfaqësues nga mbi 160 vende dhe organizata ndërkombëtare, përfaqësues të biznesit si dhe gazetarë. (Wang Lei/Albana)

Mrekulli