Kina e India nisin bashkëpunimin e industrisë së IT-së

2018-05-28 10:02:39 CRI Komenti juaj Printoni

Grupet nga sektori i IT-së Kinë-Indi u mblodhën të dielën në provincën Guizhou të Kinës jugperëndimore për të forcuar bashkëpunimin dypalësh në këtë fushë nëpërmjet zhvillimit të integruar.

Kryeqendra e provincës Guizhou, Guiyang ka zhvilluar bashkëpunim me "NASSCOM", një shoqatë jo fitimprurëse indiane e industrisë së IT-së dhe me "NIIT", një ndërmarrje indiane të zhvillimit të talenteve për një sërë projektesh bashkëpunimi.

Distrikti i grumbullit të industrisë së IT-së NASSOM (Guiyang) dhe instituti i të dhënave NIIT u themeluan në forumin e ekspozitës ndërkombëtare të të dhënave të Kinës për vitin 2018.

Në vitin 2017, të ardhurat e ndërmarrjeve të të dhënave në Guiyang, që njihet si "lugina e të dhënave", u shtuan 81.7 miliardë juanë (rreth 12.8 miliardë dollarë) duke kontribuar 33% në rritjen vjetore të PBB-së së qytetit. (Fani/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore