Kinë, përmirësohet cilësia e ajrit në rajonin Pekin-Tianjin-Hebei

2018-05-28 10:01:21 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit e Kinës thotë se cilësia e ajrit në rajonin Pekin-Tianjin-Hebei është përmirësuar në katër muajt e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të dhënat nga ministria tregojnë se në 13 qytete të rajonit ditët me cilësi të mirë të ajrit kanë zënë mbi 59 për qind të numrit të përgjithshëm të ditëve nga janari në prill, 2.2 pikë përqindjeje më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Dendësia e grimcave të dëmshme PM 2.5, një tregues kyç i cilësisë së ajrit, u ul gati 19 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa dendësia e PM 10, një tjetër ndotës i madh, ra me afro 13 për qind. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore