Sllovenia pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE

2018-05-28 10:01:31 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasadori i Shqipërisë në Slloveni, Pëllumb Qazimi u shpreh në një intervistë për ATSH-në se, "Sllovenia zyrtarisht ka mbështetur statusin e vendit kandidat për Shqipërinë dhe këtë vit edhe hapjen e bisedimeve".

"Sllovenia konsiderohet ndër vendet që ofrojnë mbështetje të plotë për integrimin europian të Shqipërisë dhe të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor", shprehet ambasadori Qazimi.

Kjo, thekson ai "konfirmohet gjatë gjithë takimeve të organizuara me autoritetet sllovene".

"Qëndrimi slloven është se vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë dhe e kanë vendin në Europë", deklaroi ai.

Qazimi shton se, "në debatin e fundit të organizuar në fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Lubjanës, me bashkorganizim të Ambasadës së Hungarisë, si vend mbajtës i Presidencës të vendeve të grupit të Vishegradit dhe Qendrës Sllovene për Perspektivë Europiane në 23 maj, mesazhi kryesor ishte se këto vende së bashku me Slloveninë mbështesin plotësisht integrimin europian të vendeve te Ballkanit Perëndimor". (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore