Kina kundërshton provokimin e ShBA-së në ujërat e veta territoriale

2018-05-28 09:55:35 CRI Komenti juaj Printoni

Pala kineze shprehu të dielën pakënaqësi dhe kundërshtim të fortë ndaj dy luftanijeve amerikane që lundruan në ujërat territoriale të Kinës pranë ishujve Xisha.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lu Kang reagoi mbrëmjen e së dielës përmes një deklarate se luftanijet amerikane lundruan të dielën në ujërat territoriale të Kinës pranë ishujve Xisha pa lejen e qeverisë kineze. Ai shtoi se marina kineze pasi identifikoi luftanijet mori masa të menjëhershme dhe u kërkoi të largohen.

"Pala kineze i kërkon ShBA-së të ndalë veprimet provokative që dëmtojnë sovranitetin dhe kërcënojnë sigurinë e Kinës, tha Lu Kang. (Vera/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore