2018-05-28 09:53:42 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Në tremujorin e parë të vitit, bankat kineze kanë regjistruar rritje të shpejtë në pagesat e lëvizshme.
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore, në tremujorin e parë, vëllimi i pagesave të lëvizshme në institucionet bankare arriti në 70.8 trilionë juanë (11 trilionë dollarë), një rritje 17 për qind në krahasim me vitin e kaluar.
Bëhet e ditur se në tremujorin e parë u regjistruan rreth 10.7 miliardë pagesa të tilla, një rritje 18 për qind në krahasim me një vit më parë.
Sektori i pagesave të lëvizshme në Kinë është zhvilluar me shpejtësi të lartë, nxitur nga infrastruktura e përmirësuar e internetit, rritja e përdorimit të telefonëve celularëve dhe risia e shërbimeve financiare. (Li Huailiang/Albana)