Kompania kineze "Huawei", nr. 1 për shitjen e celularëve në Poloni

2018-05-28 09:53:02 CRI Komenti juaj Printoni

Një raport i fundit tregon se gjiganti kinez i telekomunikacionit "Huawei" e ka kaluar "Samsungun", duke u bërë kompania më e madhe për shitjen e celularëve në Poloni.

Sipas raportit të kompanisë së studimit të tregut GFK, në prill "Huawei" zuri 36 për qind të tregut të smartfonave në Poloni dhe 34 për qind gjatë dy javëve të para të majit.

Këto shifra janë thuajse 10 pikë përqindjeje më të larta se të "Samsungut", që renditet në vendin e dytë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pjesa e tregut të "Huawei"-i në Poloni është rritur rreth 13 për qind.

Zhang Jian, drejtor i "Huawei CBG" në Poloni, vëren se kjo është hera e parë që "Huawei" zë pozitë udhëheqëse në Poloni, që nga viti 2004 kur hyri zyrtarisht në tregun polak. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore