Trump: Delegacioni amerikan në Korenë e Veriut për bisedime përgatitore

2018-05-28 09:52:18 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i ShBA-së Donald Trump shkroi në llogarinë e tij në Twitter se delegacioni amerikan mbërriti në Korenë e Veriut për bisedime përgatitore për takimin midis tij dhe udhëheqësit të lartë të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

ShBA-ja, Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut kanë shprehur kohët e fundit shpresën që takimi Trump-Kim të zhvillohet më 12 qershor në Singapor.

Sipas njoftimeve të 27 majit nga Agjencia Qendrore e Lajmeve të Koresë së Veriut, udhëheqesi i lartë i Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in zhvilluan një ditë më parë një takim në pjesën verikoreane të fshatit Panmunjom.

Kim Jong Un falënderoi presidentin koreanojugor për përpjekjet e tij dhe shprehu "vullnet të fortë" për takimin historik me presidentin Donald Trump. (Çang Çuo/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore