Ditët impresionuese në Hefei

2018-05-26 11:20:32 CRI Komenti juaj Printoni

Kur disa vite me parë, qeveria kineze shpalli objektivin madhor për uljen e varfërisë , jo vetem politikanë, por edhe ekonomistë e specialistë të fushave të ndryshme u treguan shumë skeptike. Këtë po mendoja teksa udhëtoja me trenin e shpejtësisë së lartë nga Pekini në Hefei , një rrugë më shumë se 1000 kilometër që bëhet në më pak se katër orë dhe gjatë gjithë kësaj rruge shikon çdo pëllëmbë toke të sistemuar , të punuara mjeshtërisht dhe të mbjella në çdo cep të tyre. Pra janë jo pak, por më shumë se 1000 kilometër dhe syri të shikon vetëm qendisma bujqësore, sera të ndryshme, stalla me bagëti, një bujqësi intensive dhe e gjithëllojëshme.Kjo punë kolosale, plot vizion e përkushtim , realizon produkte që domosdoshmërisht sjellin mirëqenie. Ky është ai impresion mbresëlënës teksa po vështroja me vëmendje gjatë gjithë kohës atë që bujqit kineze kanë realizuar dhe qe kane bërë të mundur që të kryhen hope sasiore e cilësore në bujqësi , të cilat normalisht ndikojnë si një faktor i rëndësishëm edhe në përmisimin e jetës së njerëzve.

Kam ardhur disa herë për vizitë në Kinë, në disa qytete i jam rikthyer dhe kam ndjerë e konstatuar ndryshime të fuqishme.Vetëm ata që e shikojnë nga afër realitetin kinez, janë në gjendje të lexojnë drejtë ndryshimet kolosale që ndodhin këtu. Duke parë këtë ndryshim të prekshëm e impresionues, bindesh edhe tek ajo që nënvizova në fillim të këtij shkrimi: Objektivi madhor për zhdukjen e varfërisë është drejt realizimit të plotë dhe 10 milionë njerëz çdo vit ikin nga ajo listë që zvogëlohet çdo ditë.

Kush nuk beson, le të vijë në Kinë e ta prekë nga afër një realitet transformues në ekonomi, teknologji, shkencë, bujqësi e të tjerë.

Hefei ku po zhvillohet një nga panairët më të mëdhenj për manifakturën, ku ndeshesh me prodhues , bisnesmenë e specialistë të kësaj fushe nga e gjithë bota është një mundësi tjetër domethënëse për ta përjetuar nga afër mundësinë e zhvillimit dhe të ecjes përpara.

Një qytet i cili me Republikën e Re , pra pas vitit 1949 është rritur në shifra të pabesueshme, plot 160 herë. Nga 50.000 banorë që kishte përpara vitit 1949, sot Hefei numëron 7.9 milionë banorë dhe është një lokomotivë në zhvillimin e teknologjisë Hi Tech. Cui Xuezhang , zv.drejtor i propagandës në bashkinë e qytetit tregon plot entusiazëm për zhvillimin që ka marrë qyteti në mënyrë të veçantë 10 vitet e fundit. Ndërtime luksoze, rrugë të gjera me një simetri mjaft të realizuar, parqe të bukura që i krijojnë një harmoni njeriut me natyrën, e kanë bërë Hefein një qytet me kushte komode jetese.Nga 5 kilometër katror që ishte qyteti, sot ai ka një shtrirje prej 450 kilometrash katrore.Një qytet me frymëmarrje dhe në zhvillim të vazhdueshëm.

Kompania e prodhimeve BQE dhe ajo e prodhimit të mikroçipeve Nexchip janë lidër në fushat përkatëse. Në tremujorin e parë të këtij viti kompania BQE kaloi në vend të parë në rang botëror për prodhimin e monitoreve të kompjuterëve dhe të televizorëve.Duke vizituar kompaninë, një përsosje teknologjike e fjalës së fundit të shkencës, një mjedis impresionues në të gjithë dimensionet e standarteve, mëson edhe për realizime të tjera si ato që lidhen me energjinë diellore dhe trasmetimin e saj në distanca të mëdha. Mbeta vërtet i mahnitur nga ajo çfarë pashë se ishte realizuar në këtë fushë dhe mendova për sfidën që i bën Kina të gjithë vendeve të angazhuara për uljen e ndotjes.Planeti shtohet çdo ditë , nevojat e konsumit rriten , ndotja e mjedisit është e pashmangshme në këto kushte.Por Kina ka gjetur rrugë alternative për të prodhuar energjinë e pastër e duke dhënë kesisoj një kontribut të çmuar në uljen e ngrohjes globale. Nga një vend që ndikonte dukshëm në ngrohjen globale, po kthehet në vendin ku po punohet me platforma të qarta për të realizuar një harmoni të bashkëjetesës së njëriut me natyrën , me ruajtjen e mjedisit dhe investimet në këtë drejtim janë serioze.

Truri intelektual i teknologjisë , ose mikroçipet janë një drejtim që qeveria kineze ka përqendruar vëmendjen dhe investimet.Këtu në Hefei është qendra dhe brenda dy vitëve nga fillimi i punimeve për ndërtimin e këtij gjigandi teknologjik , puna e prodhimi kanë filluar dhe standartet janë të pakonkurueshme.

Një fuqi e madhe njerëzore e administruar dhe drejtuar me vizion, kthehet edhe në një fuqi të madhe intelektuale e shkencore. Çuditë teknologjike kineze tashme kanë pushtuar botën.Thuhet shpesh herë në mënyrë abuzive se kjo ka ardhur si rezultat i çmimeve të ulta, por nuk është kështu.Kjo ka ardhur falë teknologjisë së lartë në radhë të parë, për të ardhur pastaj tek çmimet konkuruese.

Hefei është një kryeqendër që ofron shumë, por duke i bërë përshkrimin këtij qyteti, në damaret e të cilit lëviz vrullshëm energjia për të ecur me ritme të pakrahasueshme, duhet një vend të posaçëm edhe për Panairin e Manifakturës që ka marrë një vëmendje të posacme.

Panairi është një tjetër mundësi për të parë zhvillimin e teknologjisë kineze në të gjitha fushat.Pavionet janë të shumta, gama e produkteve shumë e gjerë dhe vizitoret janë në çdo cep të pranishëm. Në pavionin 5 ku ne qendruam më gjatë , teknologjia inteligjente është shtrirë kudo, që nga lojrat e fëmijëve e deri tek helikopterët, makinat zjarrfikëse dhe shëndetësia.Njëriu po zëvendëson vetveten me robotizimin e gjithë proceseve, por sfidat e zhvillimit e kërkojnë një gjë të tillë. Persosja teknologjike krijon probleme lidhur me punësimin e njerëzve sepse shkurton në mënyrë të ndjeshme fuqine punëtore, por edhe zgjidh në të njëjtën kohë mjaft sfida.

Një shembull domethënës nga panairi : Këtu shikon makinat zjarrfikse robotike.Ato janë ndërtuar në mënyrë të tillë që futen në mes të flakëve dhe realizojnë procese që nuk mund të kryhen nga njëriu.Kanë mundësi të hedhin ujin dhe elementet e tjerë zjarrfikës deri në 5 kilometër dhe veprojnë në çdo lloj terreni.Ja pra që teknologjia zgjidh situata të vështira e të pamundura nga njëriu.

Duke parë këto makina po mendoja për veren e nxehtë që së shpejti vjen në Shqipëri dhe zjarret e shumta që e shoqërojnë.Sa të efektshme do ishin këto makina për vendin tim që ka një terren të thyer malor dhe ku flakët përpijnë me dhjetra hektare pyje çdo vit, duke djegur gradualisht mushkritë e Shqiperisë.Pyjet janë kudo mushkërite e nje vendi.

Ajo që më bëri shumë përshtypje gjatë vizitave në Hefei është prirja e qeverisë kineze për një zhvillim të balancuar të teknologjisë pa shkëputur vëmendjen nga ruajtja e mjedisit.Këtë e konstaton lehtësisht kudo. Këtë e pashe edhe në fabrikën e prodhimit të automobileve ku firma vendase JAC së bashku me kompaninë e njohur gjermane Wolsvagen kanë prodhuar veturat me bateri dhe që pas një muaji do jenë në treg të gatshme për konsumatoret.Çmimi i tyre është 25.000 $ .Por ky çmim është i tillë , pasi qeveria kineze subvencionon kompaninë me qëllim stimulimin e këtij prodhimi si pjesë e projektit madhor të saj në mbrojtje të mjedisit.

Vitet e fundit në Kinë janë ndërmarrë nisma e realizuar projekte të mëdha në mbrojtje të mjedisit. Në Hefei pata rastin të vizitoj një park afër liqenit të qytetit i cili është dëshmi e këtyre përpjekjeve. 11 milionë kilometra katrore është parku i ndërtuar 6 vite më parë dhe që ka sot 165 lloje pemesh nga 16 që kishte kur filloi puna për ndërtimin e tij.10 milionë vizitorë vetëm në dy vite kanë qenë në këtë park , duke dëshmuar kështu dashurinë dhe nevojën që ka njëriu për natyrën.

Shënimet nga Heifei janë të shumta.Mbresat gjithashtu.Në mes impresioneve e shënimeve të shumta zgjodha vetëm disa prej tyre për të përshkruar përshtypjet e ditëve të qendrimit këtu , por edhe ato që lidhen me zhvillimin e pandalshëm të Kinës.Sigurisht që Kina si një vend i madh ka një sërë sfidash, ka arritje të mëdha , por edhe probleme.E rëndësishme është të vendosësh në balance raportin e tyre dhe të lexosh drejtë prirjet e sotme të Kinës , fuqinje e saj ekonomike, teknologjike ,shkencore e bashkëpunuese si asnjëherë tjetër e me ndikim përcaktues global.

Gëzim Podgorica

Mrekulli
Lajmet Kryesore