Trump-i anulon samitin me Kim Jong Un-in pas shkëmbimit të akuzave të ndërsjella

2018-05-25 09:55:15 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i ShBA-së Donald Trump ka anuluar zyrtarisht takimin e planifikuar të tij me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, pas përshkallëzimit të retorikës negative ndërmjet dy vendeve.

Vendimi u mor megjithëse Koreja e Veriut ka vijuar këtë javë me shkatërrimin e planifikuar të poligonit të vet të provave bërthamore.

Në një letër për udhëheqësin koreanoverior të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, presidenti Trump tha se është "e papërshtatshme" të zhvillojë një takim në këtë kohë, "duke u bazuar në zemërimin e madh dhe armiqësinë e hapur" që shfaqet në deklaratat më të fundit të Koresë së Veriut.

Megjithatë, ai shton se ende pret që të takohet "ndonjë ditë" me Kim Jong Un-in.

Masa e Trump-it pason një paralajmërim të mëparshëm nga Pheniani se po rishikon mundësinë e pjesëmarrjes në samitin e planifikuar muajin e ardhshëm në Singapor.

Mrekulli
Lajmet Kryesore