"Beidou" hyn në epokën e re të rrjeteve globale të navigimit satelitor

2018-05-24 10:24:47 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka nisur me sukses tetë satelitë të rrjetit global në kuadër të sistemit të navigimit satelitor "Beidou-3", që ka krijuar një zinxhir të plotë të zbatimit industrial.

Në Konferencën e 9-të vjetore të Navigimit Satelitor të Kinës, që po mbahet në qytetin Harbin të provincës Heilongjiang, u bë e ditur se, që nga fundi i vitit 2012 kur sistemi i navigimit satelitor "Beidou" i Kinës filloi zyrtarisht të ofrojë shërbimet e tij, ai ka funksionuar në mënyrë të qëndrueshme, cilësia e tij ka ardhur vazhdimisht duke u rritur dhe ky sistem ka formuar një zinxhir të plotë për sa i përket zbatimit industrial. Deri tani, "Beidou" është përdorur gjerësisht në fushat e sigurimit publik, komunikacionit, peshkimit, energjisë elektrike, pylltarisë, uljes së fatkeqësive etj. Sipas planit, në fund të këtij viti, Kina do të ndërtojë sistemin bazë "Beidou-3" për t'u ofruar shërbime vendeve përgjatë "Një brez, një rrugë".

Tani sistemi kinez i navigimit satelitor "Beidou" po përshpejton integrimin e vet në botë. Kina ka nënshkruar deklaratën e përbashkët të pajtueshmërisë dhe ndërveprimit të ndërsjellë të "Beidou"-t me sistemet përkatëse të navigimit satelitor të ShBA-së dhe të Rusisë. Një gjë e tillë do të kontribuojë për realizimin e përfitimeve të përbashkëta dhe për ofrimin e shërbimeve më të efektshme dhe më të sigurta. Përfaqësuesit e palës amerikane kanë shprehur dëshirën për të forcuar bashkëpunimin me Kinën dhe për të nxitur zhvillimin e sistemit global të navigimit satelitor. (Du/Foto nga CFP)

Mrekulli
Lajmet Kryesore