Kore e Jugut, ish-presidenti Lee Myung-bak bën paraqitjen e parë në gjykatë

2018-05-24 10:05:26 CRI Komenti juaj Printoni

Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Lee Myung-bak, është paraqitur për herë të parë në gjykatë për akuzat e korrupsionit.

Ai akuzohet për marrjen e rreth 10 milionë dollarëve ryshfet dhe përvetësimin e miliona dollarëve të DAS-it, një kompani jugkoreane e prodhimit të pjesëve të këmbimit për automjete.

Prokurorët besojnë se DAS-i është në pronësi të Lee Myung-bak-ut, nën emrin e vëllait të tij, por Lee e mohon këtë akuzë.

Ai gjithashtu mohon akuzat për mitëmarrje nga kompania "Samsung".

Lee shërbeu për një mandat pesëvjeçar duke nisur që nga fillimi i vitit 2008. Ai u arrestua më 22 mars të këtij viti.

Pasuesja e tij, ish-presidentja Park Geun-hye, u dënua me 24 vjet burgim e 17 milionë dollarë gjobë për korrupsion.(Zhan Dian)

Mrekulli
Lajmet Kryesore