Guterres: Armëpushimi, mënyra më efektive për të mbrojtur civilët

2018-05-24 10:04:58 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha të martën se konfliktet në të gjithë botën kanë shkaktuar vuajtje për civilët. Ai theksoi se mënyra më e mirë për mbrojtjen e banorëve të thjeshtë është parandalimi dhe përfundimi i konflikteve.

Guterres tha në një debat të hapur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së mbi mbrojtjen e civilëve se për shkak të konflikteve, mbi 128 milionë njerëz në mbarë botën kanë nevojë për ndihma urgjente humanitare. Vitin e kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga OKB-ja, mbi 26 mijë njerëz u plagosën ose humbën jetën në Afganistan, Republikën e Afrikës Qendrore, Republikën Demokratike të Kongos, Irak, Somali dhe Jemen.

Guterres shtoi se civilët në zonat e konfliktit janë gjithashtu në rrezik për shkeljen e të drejtave të njeriut, duke përfshirë dhunën seksuale. Përveç kësaj, objektet mjekësore janë bërë shpeshherë pre e sulmeve dhe punonjësit humanitarë dhe të shëndetësisë kanë qenë në shënjestër.

Ai nënvizoi se përparësia e Kombeve të Bashkuara është parandalimi i konflikteve. Ai gjithashtu u bëri thirrje qeverive të të gjitha vendeve të hartojnë politika përkatëse për të mbrojtur civilët nga konfliktet. (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore