Wang Yi:Kina mbështet fuqishëm takimin Trump-Kim

2018-05-24 09:52:46 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi u shpreh se Kina mbështet me vendosmëri takimin e planifikuar midis presidentit të ShBA-së Donald Trump dhe udhëheqësit të lartë të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Duke folur në një konferencë shtypi në Uashington me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, këshilltari i shtetit dhe ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi nxiti palën amerikane të kapë shansin e tanishëm për krijimin e paqes dhe për të bërë histori.

Wang Yi bëri të mërkurën një ndalesë në Uashington pas udhëtimit në Argjentinë.

Pompeo tha se pala amerikane po merret ende me planifikimin e takimit.

Ai shtoi se palët diskutuan gjerësisht mbi zbatimin e të gjitha rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së lidhur me Korenë e Veriut derisa të mund të arrihet çarmatimi i plotë dhe i pakthyeshëm bërthamor në Gadishullit Korean. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore