Ambasadorja Jiang Yu merr pjesë në veprimtaritë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve Jetimë

2018-05-23 10:33:59 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasadorja e Kinës në Shqipëri Jiang Yu mori pjesë të hënën në ekspozitën me titull "Të zhvillojmë potencialin nëpërmjet talentit", që u zhvillua nga Qendra për Hapje dhe Dialog (COD), në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve Jetimë.

Qendra për Hapje dhe Dialogun ftoi në selinë e kryeministrit mbi 30 veta nga shtëpia e fëmijës "Zyber Hallulli". Aty u ekspozuan veprat e tyre me stil të ndryshëm. Gjatë veprimtarisë fëmijët recituan poezi kineze dhe performuan këngë e valle tradicionale shqiptare.

Ambasadorja e Kinës, duke përfaqësuar stafin e ambasadës dhe familjet e tyre, u dhuroi studentëve çanta dhe mjete shkollore. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore