Ambasada kineze dëgjon mendimet e turistëve për vizitën në Shqipëri

2018-05-23 10:21:35 CRI Komenti juaj Printoni

 

Atasheu politik i Ambasadës së Kinës në Shqipëri Bai Yunbin zhvilloi të martën, një bisedë me disa grupe turistike kineze që ndodhen në Shqipëri për vizitë ku dëgjoi mendimet e tyre për itinerarin, procedurat e hyrjes-daljes, trafikun, akomodimin, shërbimin e pajisjet turistike, pikat me interes etj. Ky takim vjen pas heqjes së vizave turistike nga qeveria shqiptare për sezonin turistik.

Atasheu Bai Yunbin u shpreh se shërbimi ndaj qytetarëve është qëllimi i pandryshuar i punës së jashtme të Kinës.

"Ambasada e Kinës në Shqipëri i kushton shumë rëndësi mbrojtjes konsullore e bashkëpunimit turistik kino-shqiptar. Me shtimin e shkëmbimeve të personelit midis dy vendeve e me lehtësimin e mëtejshëm të procedurave, ambasada kineze shpreson të njohë në mënyrë të gjithanshme përvojën e turistëve kinezë duke përmirësuar vazhdimisht sistemin e mbrojtjes konsullore duke forcuar shërbimin në këtë fushë për të mbrojtur më tej sigurinë e turistëve kinezë jashtë vendit," tha ai.

Ambasada, shtoi Bai, do të vazhdojë të forcojë bashkëpunimin me institucionet shqiptare me qëllim që rritet aftësia e pritjes së turistëve kinezë dhe ofrimit të një shërbimi më të mirë.

Shumë turistë kinezë që morën pjesë në bisedë u shprehën se me zhvillimin e vendit, më shumë kinezë kanë ndierë nderin e sjellë nga fuqizimi i atdheut. Ata e falënderuan ambasadën për kujdesin e përzemërt ndaj shtetasve kinezë jashtë vendit dhe thanë se vizita e tyre në vendin e shqiponjave është dëshiruar për një kohë të gjatë.

Turistë kinezë shpresojnë ta njohin thellësisht Ballkanin e sotëm. Ata shpresojnë gjithashtu se institucionet shqiptare dhe agjencitë turistike të të dy vendeve do të ofrojnë më shumë produkte turistike në përputhje me kërkesat e turistëve kinezë duke ngritur nivelin e shërbimit me qëllim që ata të gëzojnë ngrohtësinë, miqësinë e magjinë e veçantë të Shqipërisë. (Fani/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore