Gjiganti kinez i teknologjisë "Xiaomi" hyn në tregun francez

2018-05-23 10:04:08 CRI Komenti juaj Printoni

Gjiganti kinez i teknologjisë, "Xiaomi", njoftoi hyrjen në tregun francez me telefonat e fundit celularë së bashku me një gamë të gjerë të produkteve të internetit për klientët vendas.

Kompania shtoi se mes të tjerash kanë hyrë në tregun francez modelet "Mi MIX 2S" dhe "Redmi Note 5".

Vlera e Xiaomi-së është rreth 100 miliardë dollarë amerikanë, duke e bërë atë një nga firmat më të mëdha të teknologjisë në Kinë.

Në vitin 2017, të ardhurat e Xiaomi-së ishin afro 115 miliardë juanë ose 18 miliardë dollarë amerikanë, një rritje rreth 70 për qind nga viti 2016. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore