Gazetarët koreanojugor lejohen të vizitojnë Korenë e Veriut

2018-05-23 16:52:10 CRI Komenti juaj Printoni

Tetë gazetarë të Koresë së Jugut janë lejuar të vëzhgojnë nga afër shembjen përfundimtare të zonës së testimeve bërthamore në Korenë e Veriut.

Njoftohet se gazetarët kanë fluturuar drejt qytetit lindor të Uonsanës, në Korenë e Veriut, nga Seuli.

Peniani ka ftuar gazetarë nga Kina, Rusia, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Koreja e Jugut për të dëshmuar çmontimin e instalimeve në Pungieri, zonën e njohur për testimet bërthamore në vend.

Reporterët nga katër vendet e tjera arritën në Uonsanë të martën nga Pekini. Ndërsa Koreja e Veriut kishte refuzuar listën e gazetarëve koreanojugorë, duke përmendur stërvitjet ushtarake vjetore midis Seulit dhe Uashingtonit.

Peniani anulloi bisedimet e planifikuara ndër-koreane të nivelit të lartë për të njëjtën arsye. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore