Shangai, shtëpia 100 vjeçare kthehet në muze

2018-05-23 16:38:11 CRI Komenti juaj Printoni

Shtëpia 100 vjeçare, "Cha House", e cila ndodhet nën mbrojtjen e Bashkisë së Shangait, në Qarkun e Jing'an-it, është hapur së fundmi për publikun.

Vizitorët do të kenë mundësinë të shohin stilin barok të rezidencës katërkatëshe, si dhe orenditë dhe stolitë origjinale që gjenden brenda saj pa pagesë, pasi të kenë bërë rezervimin në internet.

Ndërtuar në vitet 20' nga dy vëllezër, rezidenca është emërtuar pas Cha Chi Ming (1904-2007), themelues i Grupit "Cha Textiles" në Hong Kong, për të nderuar kontributin e tij në ruajtjen e arkitekturave të rëndësishme në Shangai. Frymëzuar nga koncepti i tij dhe mbështetur nga kompania e tij, në 2010-n rezidenca u zhvendos horizontalisht, me një distancë prej 57 metrash, në pozicionin aktual, për t'u ruajtur nga autoritetet përkatëse.

Zhang Ming, një arkitekt i zonës shpjegon:

"Fasada jugore e ndërtesës është e një stili barok, por arredimi i brendshëm i saj është i stilit kinez i cili paraqet stilin e rajonit jugor të deltës së lumit Yangtze, siç ishte ndërtuar nga kinezët. E gjithë struktura kombinon karakteristikat kineze dhe perëndimore duke i dhënë shtëpisë një pamje shumë europiane ".

Sponsorizuar nga kompania "HKR International Ltd", ndërtesa në të ardhmen do të presë ekspozita arti. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore