Wang Yi, thirrje G20-s t'u japë më shumë shanse vendeve në zhvillim

2018-05-22 10:19:51 CRI Komenti juaj Printoni

 

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi mori pjesë të hënën në konferencën e fazës së dytë të takimit të ministrave të Jashtëm të G20-s që mbahet në Buenos Aires. Ai mbajti një fjalim me temë "Nxitja e zhvillimit të drejtë dhe të vazhdueshëm".

Wang vuri në dukje se sot bota ballafaqohet me shumë çështje dhe në fund të fundit, të gjitha problemet kanë lidhje me zhvillimin. Tani gjendja e zhvillimit të çekuilibruar midis jugut e veriut nuk ka ndryshuar rrënjësisht. Rregullimet e viteve të fundit mbi politikat monetare nga ekonomitë kryesore globale kanë sjellë ndikim negativ mbi vendet në zhvillim duke shtuar vështirësi të reja për zgjidhjen e problemit të zhvillimit.

Kryediplomati kinez shtoi se si forumi kryesor i bashkëpunimit ekonomik ndërkombëtar, G20-a ka përgjegjësi të krijojë më shumë shanse e përkrahje për vendet në zhvillim nëpërmjet nxitjes së rritjes ekonomike botërore e forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar. (Fani/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore