Sekretari i Shtetit Pompeo zotohet të pengojë ambiciet bërthamore të Iranit

2018-05-22 10:03:51 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, është zotuar të pengojë Iranin në të gjitha frontet në Lindjen e Mesme, pas tërheqjes së ShBA-së nga marrëveshja bërthamore.

Ai gjithashtu paraqiti 12 kërkesa themelore të ShBA-së në rast se do të negociohet një marrëveshje e re për çështjen bërthamore të Iranit, duke kërcënuar Teheranin se do të ballafaqohet me probleme më të mëdha se kurrë më parë, nëse do të rifillojë programin e dyshuar bërthamor.

Për të ardhmen e zgjidhjes së çështjes bërthamore të Iranit, Pompeo deklaroi se ShBA-ja do të konsiderojë vetëm një marrëveshje të re, në vend që të rinegociojë marrëveshjen e tanishme.

Duke iu përgjigjur deklaratave të sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo, presidenti iranian Hassan Rouhani tha se çdo vend i botës do pavarësi në vendimmarrje dhe nuk është logjike që amerikanët të vendosin për gjithë botën.

Rouhani bëri thirrje për solidaritet dhe bashkim midis iranianëve për të kundërshtuar presionet e ShBA-së. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore