Mediat amerikane, rëndësi të veçantë konsultimeve Kinë-SHBA

2018-05-21 10:07:30 CRI Komenti juaj Printoni

Më 17 dhe 18 maj, Kina dhe SHBA-ja zhvilluan konsultime konstruktive ekonomiko-tregtare në Uashington. Ky takim u pasqyrua gjerësisht nga mediat amerikane, të cilat i kushtuan një rëndësi të veçantë.

Më 19 maj, mediat kryesore amerikane pasqyruan deklaratën e përbashkët pas konsultimeve tregtare Kinë-ShBA.

"CNN" njoftoi se pas tensionit prej disa javësh, Kina dhe SHBA-ja kanë arritur marrëveshje fillestare tregtare.

"New York Times" publikoi një artikull në faqen e internetit ku thuhet se kohët e fundit, Kina dhe SHBA-ja kanë shprehur gatishmërinë për uljen e tensioneve në fushën tregtare dhe se dy palët kanë deklaruar që konsultimet tregtare kanë patur sukses, ndërkohë që hollësirat do të diskutohen në konsultimet e mëvonshme.

Kanali televiziv mbi ekonominë "CNBC" njoftoi më 19 maj se për shkak të shqetësimeve në rritje të luftës tregtare botërore dhe shtimit të tensionit mes dy ekonomive më të mëdha, Kina dhe SHBA-ja zhvilluan konsultime dypalëshe për shtimin e bashkëpunimit. (Jiang Lei/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore