Mnuchin: ShBA-ja dhe Kina arritën një marrëveshje të rëndësishme tregtare

2018-05-21 10:20:35 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, i tha televizionit Fox News të dielën se Shtetet e Bashkuara dhe Kina ranë dakord të ndalojnë një luftë të mundshme tregtare.

Ai foli pas konsultimeve të sapo përfunduara ekonomike dhe tregtare ndërmjet dy palëve në Uashington.

Sekretari tha se Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë arritur një marrëveshje kornizë "shumë të rëndësishme" në lidhje me marrëdhëniet e tyre ekonomike e tregtare dhe shtoi se të dyja palët do t'i vazhdojnë komunikimet e tyre.

Kina dhe Shtetet e Bashkuara lëshuan një deklaratë të përbashkët të shtunën mbi konsultimet ekonomike dhe tregtare, ku zotohen të mos fillojnë një luftë tregtare. Gjithashtu, të dy palët ranë dakord të marrin masa efikase për të ulur ndjeshëm deficitin tregtar të ShBA-së ndaj Kinës.

Zëvendëskryeministri kinez Liu He, i dërguari i posaçëm i presidentit Xi Jinping, udhëhoqi delegacionin kinez gjatë konsultimeve që u zhvilluan me ftesë të qeverisë amerikane. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore