MPJ-ja e Kinës: Konsenusi i konsultimeve kino-amerikne mbi tregtinë, përputhet me interesat dypalëshe

2018-05-21 21:24:14 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lu Kang, theksoi se arritja e konsensusit në konsultimet ekonomiko-tregtare Kinë-ShBA përputhet me interesat e të dyja palëve. Pala kineze shpreson që konsenusi i arritur mos ketë ndryshime dhe ka besim se kur një çështje përputhet me interesat e dy popujve, dy qeveritë kanë përgjegjësi ta trajtojnë atë siç duhet.

Në konferecën e shtypit që u mbajt më 21 maj, Lu Kang tha se pala kineze nuk dëshiron të shohë tension midis Kinës dhe ShBA-së, përfshirë tension në fushën tregtare ose fusha të tjera. Dy fuqi të mëdha duhet të mbajnë marrëdhënie të mira bilaterale dhe të kenë ndërveprim e bashkëpunim pozitiv në fusha të ndryshme, të cilat janë në përputhje me interesat e dy vendeve dhe dy popujve dhe kjo është padyshim një lajmi i mirë gjithashtu për botën.

Lu Kang tha:

"Kina dhe ShBA-ja janë të ndërgjegjëshme se fakti që dy ekonomitë më të mëdha arrijnë konsensus dhe shmangin shtimin e tarifave mbi produktet e tyre si dhe luftën tregtare, është diçka që përputhet me interesat e dyja palëve. Zv.Kryeministri Liu He sqaroi në intervistën e tij se arritja më e madhe, e raundit të fundit të konsultimeve, është fakti se të dyja palët janë të vetëdijshme për zgjidhjen e çështjeve ekonomiko-tregtare me anë të konsultimeve dhe shmangien e tarifave shtesë për produktet."

Disa korrespondentë parashtruan se ka funksionarë amerikanë të cilët kanë thënë se konsensusi është një armëpushim i përkohshëm. Modeli i palës amerikane është që fillimisht të bëjë presion e më pas të arrijë një marrëveshje të përkohshme që rikthen qetësinë e momentit, por që më pas rivendos tension përsëri. Lidhur me këtë, Lu Kang u përgjigj:

"Për një afat kohor të shkurtër, në qoftë se qeveria kineze dhe ajo amerikane arrijnë një marrëveshje pozitive me rezultate të pranueshme për të dyja palët, sigurisht që të dyja qeveritë duhet t'i përmbahen asaj marrëveshjeje. Ne nuk dëshirojmë të shohim ndryshime të marrveshjes së arritur. Jemi të bindur se rezultati i arritur është mirëpritur nga popujt e qarqet industriale e tregtare të të dyja vendeve. Për këtë, duhet t'i vijë mirë gjithë botës." (Wang Xianya/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore