Ushtria koreanojugore do të vazhdojë stërvitjet e përbashkëta luftarake me ShBA-në

2018-05-21 21:04:15 CRI Komenti juaj Printoni

Ushtria e Koresë së Jugut thotë se nuk ka në plan të ulë intensitetin e stërvitjeve vjetore ushtarake me Shtetet e Bashkuara.

Manovra ushtarake e këtij viti, komanda më e madhe e kompjuterizuar në botë, e quajtur "Mbrojtësi i Lirsë Ulchi" (Ulchi Freedom Guardian), është planifikuar për muajin gusht.

Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut thotë se shkalla e intensitetit të stërvitjeve do të jetë e ngjashme me ato të mëparshmet.

Këto u thanë menjëherë pas deklaratës së një ligjvënësi pranë opozitës kryesore të Koresë së Jugut, i cili sugjeroi se, nisur nga zhvillimet e fundit në Gadishullin Korean, kishte mundësi që intensiteti i stërvitjeve të këtij viti të ulej.

Javën e kaluar, Peniani anulloi një takim të nivelit të lartë midis dy Koreve, duke përmendur vazhdimin e manovrave ushtarake të përbashkëta midis Seulit dhe Uashingtonit. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore