Presidenti i Zimbabvesë do të njoftojë datën e zgjedhjeve brenda muajit

2018-05-20 10:25:47 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Zimbabvesë, Emmerson Mnangagwa, thotë se do të shpallë datën e zgjedhjeve të 2018-s këtë muaj.

Duke iu drejtuar fushatës zgjedhore të shtunën, presidenti tha se partia e tij në pushtet do të intensifikojë fushatën e saj pas shpalljes zyrtare të datës së zgjedhjeve.

Sipas kushtetutës së vendit, zgjedhjet duhet të mbahen mes 21 korrikut dhe 21 gushtit.

Parlamenti i Zimbabvesë javën e kaluar miratoi projektligjin për ndryshimin e kodit zgjedhor, i cili tani pret të marrë miratimin presidencial për t'u kthyer në ligj.

Projektligji kërkon t'i japë efekt ligjor sistemit të regjistrimit biometrik të votuesve, proces i cili u realizua për herë të parë nga organi kombëtar zgjedhor në vend. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore