Merkel: Gjermania të forcojë multilateralizmin me Kinën

2018-05-20 09:17:27 CRI Komenti juaj Printoni

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, thotë se vendi i saj dëshiron të forcojë multilateralizmin me Kinën.

Merkel do të vizitojë Kinën të enjten dhe të premten që vjen, me ftesë të Kryeministrit kinez Li Keqiang.

Ky do të jetë udhëtimi i parë i Merkel-it në Kinë, që pas rizgjedhjes së saj si kancelare e Gjermanisë.

Sipas mediave, Merkel-i shprehet se të dyja palët do të diskutojnë kryesisht mbi marrëdhëniet dypalëshe, sundimin e ligjit, zhvillimin e Kinës, ekonominë si dhe çështje të tjera ndërkombëtare.

Gjatë vizitës në Kinë, ajo do të ndalojë gjithashtu në Shenzhen, për të cilin u shpreh se është vendi ku nisi hapja ekonomike e Kinës dhe ku shumë kompani gjermane drejtojnë bizneset e tyre. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore