OKB-ja bën thirrje për përdorimin e inteligjencës artificiale në të mirë të njerëzimit

2018-05-18 10:43:08 CRI Komenti juaj Printoni

17 maji është Dita Botërore e Telekomunikacionit dhe e Shoqërisë së Informacionit. Sivjet Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacionit ka caktuar si temën e kësaj dite "Nxitja e përdorimit pozitiv të inteligjencës artificiale për të gjithë", duke bërë thirrje për të zbuluar potencialet e inteligjencës artificiale në ndihmë të përshpejtimit të arritjes së objektivave të zhvillimit të vazhdueshëm të OKB-së.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka falënderuar në një fjalim në video Bashkimin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit për përpjekjet e bëra për të zvogëluar hendekun dixhital në botë dhe për të realizuar ndërlidhshmërinë e komunikimin e ndërsjellë. Ai u bëri thirrje të gjitha palëve t'i kushtojnë vëmendje potencialit të inteligjencës artificiale për të shpejtuar realizimin e objektivave të zhvillimit të vazhdueshëm të OKB-së.

Dita Botërore e Telekomunikacionit dhe e Shoqërisë së Informacionit sivjet përkon me mbajtjen e Samitit të 2-të Global "Inteligjenca artificiale për të mirën e njerëzimit" nga Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacionit. Sekretari i Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit Zhao Houlin bën të diutr se në samitin e parë vitin e kaluar është diskutuar mbi potencialin e inteligjencës artificiale për të krijuar përfitime për njerëzit, ndërsa tema e sivjetshme do të jetë përdorimi real i inteligjencës artificiale për rritjen e cilësisë së jetës njerëzore dhe zhvillimin e vazhdueshëm. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore