Kina - Bashkimi Ekonomik Euro-Aziatik nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

2018-05-18 10:39:41 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe Bashkimi Ekonomik Euro-Aziatik nënshkruan të enjten marrëveshjen e bashkëpunimit ekonomik e tregtar.

Marrëveshja u nënshkrua në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, nga zv./ministri kinez i Tregtisë Fu Ziying, njëherësh përfaqësuesi tregtar ndërkombëtar dhe kryetari i Komitetit Ekzekutiv i Komisionit Ekonomik Euro-Aziatik Tigran Sarkisyan.

Kjo është marrëveshja e parë ekonomike tregtare midis Kinës dhe Bashkimit Ekonomik Euro-Aziatik. Nënshkrimi i saj simbolizon futjen e bashkëpunimit dypalësh në një nivel të ri, si dhe i jep më shumë rëndësi ndërtimit të nismës kineze "Një Brez, Një Rrugë".

Marrëveshja mbulon 13 kapituj, duke përfshirë bashkëpunim doganor, lehtësimin e tregtisë, të drejtat e pronësisë intelektuale, bashkëpunim midis autoriteteve dhe prokurimet qeveritare. Temë e re e marrëveshjes është shitja dhe konkurrenca në internet.

Të dy palët ranë dakord që të forcojnë bashkëpunim dhe shkëmbejnë informacione për të lehtësuar procedurat doganore dhe ulur kostot e tregtisë.

Bashkimi Ekonomik Euro-Aziatik u krijua në vitin 2015. Vendet anëtare përfshijnë Rusinë, Kazakistanin, Bjellorusinë, Kirgiztanin dhe Armeninë, vende të cilat janë gjithashtu partnere të rëndësishme të ndërtimit të nismës "Një brez, Një rrugë". (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore