Zyrtari: Koreja e Veriut do të rishqyrtojë pjesëmarrjen në samitin me ShBA-në

2018-05-17 09:58:36 CRI Komenti juaj Printoni

Zv.ministri i parë i Jashtëm i Koresë së Veriut Kim Kye-gwan u shpreh të mërkurën se, nëse administrata e presidentit amerikan Donald Trump synon ta detyrojë Korenë e Veriut të heqë dorë në mënyrë të njëanshme nga programi bërthamor, Pheniani do të rimarrë në konsideratë pjesëmarrjen ose jo në samitin midis liderëve të dy vendeve.

Kim Kye-gwan theksoi se është e papërshtatshme që ShBA-ja të bëjë komente "acaruese" ndaj palës tjetër të dialogut para takimit të liderëve të të dy vendeve. Sipas tij, propozimet si "braktisja e programit bërthamor në fillim dhe pastaj kompensimi" ose "modeli i Libisë për heqjen dorë nga programi bërthamor" të paraqitura nga John Bolton, këshilltari për sigurinë kombëtare i presidentit amerikan, nuk synojnë zgjidhjen e problemit nëpërmjet dialogut. "Përfundimi i politikave armiqësore dhe i kërcënimit bërthamor nga pala amerikane është kusht paraprak për arritjen e një Gadishulli Korean pa armë bërthamore", theksoi zv.ministri i parë i Jashtëm verikorean. (Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore