Presidenti Xi Jinping viziton Akademinë e Shkencave Ushtarake

2018-05-16 20:53:44 CRI Komenti juaj Printoni

 

Presidenti i Kinës Xi Jinping inspektoi mëngjesin e së mërkurës Akademinë e Shkencave Ushtarake të Kinës (ASHUK) dhe përshëndeti hapjen e Konferencës së 8-të të PK-së të ASHUK-ut si dhe uroi përzemërsisht stafin e kësaj akademie.

Ai theksoi se shkenca ushtarake është forcë e rëndësishme që drejton praktikën dhe reformën ushtarake.

Presidenti Xi tha se duhet zbatuar tërësisht ideologjia e partisë për forcimin e ushtrisë në epokën e re, si dhe për të përshpejtuar zhvillimin modern të shkencave ushtarake, duke ndërtuar kështu institucione kërkimore shkencore të nivelit të lartë. (Xu Guang/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore