Kina: Koreja e Veriut dhe SHBA-ja duhet të lëshojnë sinjale pozitive reciproke

2018-05-16 19:30:46 CRI Komenti juaj Printoni

Duke iu referuar zhvillimeve të reja në Gadishullin Korean, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lu Kang u shpreh të mërkurën në konferencën e shtypit se Koreja e Veriut dhe SHBA-ja duhet të lëshojnë sinjale pozitive reciproke, për të shmangur tensionimin e situatës.

Sipas njoftimeve, zv.ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut deklaroi se nëse SHBA-ja i kërkoi në mënyrë të njëanshme Koresë së Veriut që të heqë dorë nga armët bërthamore, do duhet të marrë parasysh edhe të ardhmen e samitit mes liderëve të të dy vendeve, që është në agjendën e afërt.

Lu Kang tha se:

"Në rastet e rëndësishme për zgjidhjen paqësore dhe politike të problemeve të Gadishullit Korean, të gjitha palët, veçanërisht Koreja e Veriut dhe SHBA-ja duhet të veprojnë për t'u afruar, të lëshojnë reciprokisht sinjale pozitive dhe të tregojnë sinqeritet, për të krijuar kushte dhe atmosferën e mirë për takimet e liderëve, duke bërë përpjekjet pozitive për çarmatimin e Gadishullin Korean dhe me paqe afatgjatë."

Përveç kësaj, duke iu referuar deklaratës së Koresë Veriut mëngjesin e së mërkurës për ndërprerjen e dialogut të nivelit të lartë me Korenë e Jugut, që ishte planifikuar të zhvillohej po atë ditë, Lu Kang vuri në dukje se:

"Çtensionimi i situatës në Gadishullin Korean është shumë i çmuar për të gjitha palët përkatëse. Përkrahim dhe shpresojmë që dy Koretë do t'i përmbahen frymës së dialogut, të pajtimit dhe të bashkëpunimit sipas 'Deklaratës së Panmunjom-it', të tregojnë mirëkuptim dhe respekt reciprok dhe të punojnë për të rregulluar marrëdhëniet dhe për të ndërtuar besimin reciprok." (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore