Kryqi i Kuq, spitalet e Gazës kanë nevojë për më shumë burime

2018-05-16 09:53:07 CRI Komenti juaj Printoni

 

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar paralajmëron për mbingarkesë të mundshme të spitaleve në Gaza për shkak të numrit të madh të pacientëve të shtruar si pasojë e dhunës së dy ditëve të fundit.

Në të njëjtën kohë, organizata vlerëson punën e personelit mjekësor aty.

"Personeli mjekësor është duke u përpjekur të ofrojë ndihmë mjekësore në mjedise dhe burime të kufizuara, si dhe në një situatë shumë komplekse. Duhet të konsiderojmë se çdo spital mund të ndeshet me vështirësi për të përballuar një fluks të madh pacientësh," tha një koordinator i organizatës.

Kryqi i Kuq thotë se ndihmoi për trajtimin e mbi njëmijë rasteve të ndërlikuara kirurgjikale, ndërsa gjithsej janë trajtuar mbi 50 mijë pacientë, që nga fillimi i protestave palestineze në fund të marsit. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore