Turqia do të mbajë samitin e jashtëzakonshëm të OIC-it mbi dhunën në Gazë

2018-05-16 09:52:30 CRI Komenti juaj Printoni

Turqia do të organizojë samitin e jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) të premten në Stamboll, lidhur me dhunën në kufirin e Gazës.

Kryeministri turk Binali Yildirim ka fituar homologët e tij nga Bangladeshi, Maroku, Pakistani, Katari dhe Algjeria për të marrë pjesë në këtë samit.

Turqia e ka dënuar në mënyrë të hapur Izraelin për dhunën dhe u ka bërë thirrje vendeve islamike të rishqyrtojnë marrëdhëniet me Izraelin.

Si vendi kryetar i radhës i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Turqia ka mbajtur një samit urgjent edhe në fund të vitit të kaluar, lidhur me planin e ShBA-së për ta zhvendosur ambasadën e vet nga Tel-Avivi në Jerusalem. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore