Wang Yi takon Ban Ki-moon-in, kreun e sapo zgjedhur të Forumit të Boao-s për Azinë

2018-05-15 10:10:17 CRI Komenti juaj Printoni

Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi u takua të hënën në Pekin me kryetarin e sapo zgjedhur të Forumit të Boao-s për Azinë, Ban Ki-moon.

Wang Yi i uroi suksese Ban Ki-moon-it për zgjedhjen si kryetar i forumit, ndërsa vlerësoi arritjet e mëdha gjatë 17 viteve që nga krijimi i tij. Wang tha se shpreson se nën udhëheqjen e këshillit të ri, Forumi i Boao-s për Azinë do të mund të luajë një rol më të rëndësishëm për zgjidhjen e çështjeve aziatike dhe globale.

Kina, theksoi Wang, si vend organizator do të mbështetë gjithashtu zhvillimin e forumit.

Ban Ki-moon tha se gjatë viteve të fundit, gjendja ndërkombëtare ka shënuar ndryshime të mëdha, ndërsa ndikimi i Kinës është rritur vazhdimisht.

Forumi do të shfrytëzojë mirë platformën dhe t'i ofrojë "planin e Boao-s" zhvillimit të Azisë dhe botës. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore