Xi Jinping-u takohet me Ban Ki Moon-in

2018-05-15 20:43:21 CRI Komenti juaj Printoni

Të martën, presidenti kinez Xi Jinping u takua në Pekin me kryetarin e ri të Këshillit të Forumit Aziatik të Boaos Ban Ki Moon.

Gjatë takimit, Xi Jinping-u u shpreh se krijimi i Forumit të Boaos ka për qëllim që të nxiten integrimi ekonomik aziatik dhe shkëmbimet e bashkëpunimi midis vendeve aziatike me vendet e ndryshme të botës. Ai vuri në dukje se globalizimi ekonomik është një prirje bashkëkohore e pakthyeshme dhe rruga për të zgjidhur mosmarrëveshjet në këtë proces janë konsultimet shumëpalëshe.

Xi Jinping-u theksoi gjithashtu se dyert e Kinës nuk do të mbyllen, po përkundrazi do të hapen më tej. Kina e përkrah me vendosmëri multilateralizmin dhe e mbron sistemin e tregtisë shumëpalëshe.

Nga ana e tij, Ban Ki Moon-i u shpreh se, në kushtet e tanishme, Forumi i Boaos duhet të lëshojë sinjale të qarta në përkrahje të globalizimit e të tregtisë së lirë dhe të bëjë përpjekje për të krijuar bashkësinë e fateve të përbashkëta të njerëzimit. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore