"AIR ALBANIA", do të nisë fluturimet me modelet më të fundit të avionëve

2018-05-12 10:17:15 CRI Komenti juaj Printoni
"Air Albania" do jetë kompania e parë ajrore shqiptare që pritet të nisë së shpejti fluturimet, e cila do ketë avionët më të mirë në rajon. Në një takim me vajzat dhe djemtë e përzgjedhur për të qenë pjesë e ekuipazhit të parë shqiptar, Rama tha se të rinjtë do e përfaqësojnë më së miri Shqipërinë.

Kompania ajrore shqiptare jo vetëm do të kontribuojë në imazhin e Shqipërisë jashtë vendit, por synohet që krahas Europës, nga Shqipëria të nisin udhëtime trans-oqeanike deri në Amerikë. Rama bëri të ditur se skuadra e "Air Albania" është përzgjedhur falë një konkursi jo fort të lehtë.

Ata do të ndjekin kursin e ekselencës së "Turkish Airlines" për të gjitha mësimet e nevojshme, para se të hipin në bord. Kjo linjë ajrore shpresohet se do të shërbejë edhe si mekanizëm për uljen e çmimeve të biletave. Kryeministri Rama e konsideroi historike kompaninë ajrore për aviacionin tonë duke e konsideruar një markë të re shqiptare. (RTSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore