Macron nderohet me Çmimin Karl i Madh

2018-05-11 11:09:00 CRI Komenti juaj Printoni

Si bartës i shpresave, i cili jep "impulse të reja", si "mendimtar i guximshëm pararojë për ripërtëritjen e ëndrrës europiane", presidenti francez Emmanuel Macron nderohet me Çmimin Karl i Madh nga Bashkia e qytetit Ahen në Gjermaninë perëndimore. Ky çmim nderon promovuesit e integrimit europian. Emmanuel Macron është burri i dytë i shtetit pas François Mitterand-it që e mori Çmimin Karl i Madh për "vizionin e tij frymëzues për rithemelimin e Projektit Europian.

Pas marrjes së çmimit, Macron ritheksoi në Ahen apelin e tij për një sovranitet më të fortë europian. Ai tha se Europa nuk duhet të ketë frikë, nuk duhet t'u nënshtrohet "tiranisë së ngjarjeve", por duhet të luftojë për "autoritetin e demokracisë". Europa nuk duhet të ndalet, tha ai.

Ai foli në Ahen sërish në favor të një buxheti të Eurozonës dhe për më shumë kompensim fiskal.

Në fjalën e saj, kancelarja gjermane Angela Merkel çmoi zellin e palodhshëm të Macron-it për integrimin europian. Ajo theksoi se Gjermania dhe Franca besojnë fuqishëm se Europa duhet të marrë vetë fatin e saj në dorë. (Du)  

Mrekulli
Lajmet Kryesore