Shqipëri, çmimet e banesave u ulën me 3.1%

2018-05-11 09:41:42 CRI Komenti juaj Printoni

Çmimet e në tregun e banesave shënuan ulje me 3.1% gjatë tremujorit të parë të këtij viti, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Banka e Shqipërisë sqaron se ndryshimet vjetore të indekseve në tregun e banesave gjatë tremujorëve të fundit kanë reflektuar, në një farë mase, edhe efektet e ndryshimit në kursin e këmbimit euro-lek. Duke qenë se çmimet e banesave kuotohen kryesisht në euro, në llogaritjen e indeksit Banka e Shqipërisë i konverton në monedhën vendase me kursin mesatar të muajit përkatës.

Një faktor tjetër që ka ndikuar pozitivisht ka qenë norma shumë e ulët e interesit dhe oferta e favorshme për kredi nga sistemi bankar. Banka e Shqipërisë parashikon rimëkëmbje të këtij tregu dhe dinamikë të re zhvillimi për këtë sektor për periudhën në vijim. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore