2018-05-11 21:01:24 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Sekretari i Përgjithshëm i PKK-së, presidenti dhe kryetari i Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës Xi Jinping drejtoi të premten pasdite mbledhjen e dytë të Komitetit Qendror për Thellimin e Gjithanshëm të Reformës të Kinës.
Në fjalën e vet të rastit, Xi theksoi se, që nga plenumi i 3-të i Komitetit Qendror të 19-të të PKK-së, reformat në organet qendrore e shtetërore kanë pasur përparime të mëdha. Sektorët e ndryshëm duhet t'i kushtojnë rëndësi praktikës, duke mbledhur përvojë konkrete, si edhe duke shfrytëzuar përvojën pozitive, vuri në duke Xi Jinping-u.
Krahas kësaj, kreu i shtetit kinez vuri në dukje se duhet të zhvillohet në mënyrë të detajuar reforma në organet dhe departamentet e pushtetit vendor dhe të bashkërendohet në mënyrë të përshtatshme procesi i reformës në organet qendrore dhe në ato vendore, për të garantuar suksesin e gjithanshëm të reformave në organet partiake e shtetërore.
Në këtë mbledhje u shqyrtuan dhe u miratuan disa dokumente për reformën në organet shtetërore, ndërmarrjet shtetërore, sigurimet shoqërore për punonjësit e ndërmarrjeve etj. (Jiang Lei)