Xi: Zhvillimi i Brezit Ekonomik të Lumit Jance nxit zhvillimin cilësor

2018-04-27 09:02:02 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping drejtoi konferencën mbi nxitjen e zhvillimit të Brezit të lumit Jance, që u organizua pasditen e së enjtes në Wuhan të Kinës qendrore.

Në fjalimin e tij, presidenti Xi theksoi se nxitja e zhvillimit të Brezit Ekonomike të Lumit Jance është vendim i rëndësishëm marrë nga Komiteti Qendror i PKK-së dhe një strategji e madhe lidhur me zhvillimin e mbarë vendit.

Çelësi për të nxitur zhvillimin e kësaj zone nën situatën e re është të kuptojmë saktë marrëdhëniet midis nxitjes së përgjithshme dhe përparimeve kyçe, mbrojtjes ekologjike e mjedisore dhe zhvillimit ekonomik, planifikimit të përgjithshëm dhe përpjekjeve afatgjata, fshirjen e energjisë së vjetër dhe kultivimin e energjisë së re, vetëzhvillimin dhe zhvillimin e koordinuar. Ai shtoi se duhet të ndërthuret zhvillimi me cilësi të lartë me zhvillimin e Brezit Ekonomik të Lumit Jance.

Ai theksoi gjithashtu se duhet të shtohen përpjekjet për zhvillimin e Brezit duke u nisur nga interesat afatgjatë të kombit kinez. Presidenti theksoi se prioritet është rimëkëmbja ekologjike e Lumit Jance. (Çang Çuo/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore