Takim i suksesshëm i Kryeministrit Rama me Kancelaren Merkel

2018-04-26 10:48:03 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri Edi Rama ka përmbyllur në Gjermani takimin me Kancelaren Angela Merkel, ku dhe ka marrë mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video pjesë e takimit të suksesshëm me Kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel.

Kancelarja gjermane Merkel ka vlerësuar reformën në drejtësi dhe procesin e Vetting-ut dhe ka garantur mbështetjen e Gjermanisë për Shqipërinë.

"Shqipëria ka bërë reforma të rëndësishme dhe se nëpërmjet tyre janë arritur përparime, këtu e kam fjalën për sistemimin e drejtësisë. Procesi i Vetting-ut, tani po zgjerohet edhe në polici. Unë vetëm se mund të inkurajoj Kryeministrin dhe të vazhdojë këtë rrugë", – ka vënë theksin Kancelarja gjermane Merkel.

Po ashtu, Kancelarja Merkel ka theksuar se "Gjermania do të mbështesë, Gjermania do të jetë ndihmuese, në mënyrë që të shohim vërtetë përparimet që na duhen, në mënyrë që në qershor të marrim një vendim". (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore