Britani: Ligjvënësit mund të ndryshojnë marrëveshjen përfundimtare për "Brexit"

2018-04-26 10:45:54 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari britanik për Brexit-in David Davis tha të mërkurën se ligjvënësit e Dhomës së Komunëve mund të ndryshojnë projektligjin përfundimtar të Brexit-it përpara dorëzimit në parlament këtë vjeshtë.

Si sekretari i vendit për daljen nga BE-ja, Davis u paraqit para Komitetit të Dhomës së Komuneve për t'i përditësuar mbi përparimin e bërë në procesin e daljes së Britanisë nga blloku.

Gjatë një raundi pyetjesh, Davis hodhi poshtë dyshimet se qeveria po "lëkundej" mbi Brexit-in.

"Jo, nuk po lëkundemi, por duhet të mirëpresim ndryshime të ndryshme gjatë rrugës," tha ai para komitetit, që kryesohet nga veterani laburist Hilary Benn.

Davis foli para një debati të rëndësishëm me deputetët mbi anëtarësimin e Britanisë në Bashkimin Doganor të BE-së, që mundësonte tregtinë e lirë mes vendeve anëtare. (Fang Xiaoyu/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore