Shqipëria model në rajon për reformën në drejtësi

2018-04-26 10:40:21 CRI Komenti juaj Printoni
Kryetarja e Delegacionit të BE-së në Tiranë, ambasadorja Romana Vlahutin, paraqiti sot progres-raportin e Komisionit Europian, ku theksoi se, "Raporti vlerëson se Shqipëria ka ecur në mënyrë të konsiderueshme në zbatimin e reformës në drejtësi".

"Një numër vendesh në rajon po e shqyrtojnë atë dhe duhet të bëjnë të njëjtën gjë. Të shohim nëse Shqipëria do të shërbejë si model. Është e rëndësishme që ky model reforme të jetë i qëndrueshëm. Është thelbësore që ky proces të jetë me një ritëm të qëndrueshëm. Duhet të kemi përparime në Vetting, institucionet gjyqësore të ngrihen sa më shpejt të jetë e mundur dhe të kemi të gjitha elementet e nevojshme për një zbatim të shpejtë", tha ajo.

Vlahutin deklaroi se raporti e sheh ecurinë në dy plane. "E para, ecuria në raport me veten, ku Shqipëria ka pasur një ecuri të mirë në disa fusha. Ky është objektivi që përpiqet të shohë se në çfarë pozite është vendi në raport me anëtarësimin në BE. Pra përpiqet të vlerësojë se sa punë i mbetet vendit të bëjë për anëtarësimin në BE." (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore