Singapor, zhvillohet samiti i 32-të i ASEAN-it

2018-04-26 10:37:13 CRI Komenti juaj Printoni

Samiti i 32-të i ASEAN-it dhe një sërë takimet që lidhen me të filluan të mërkurën në Singapor, vend që mban kryesimin e radhës së organizatës. Udhëheqësit e 10 vendeve të ASEAN-it do të zhvillojnë diskutime mbi nxitjen e novacionit dhe zhvillimit, krijimin e rrjetit të qyteteve inteligjente dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike.

Ministria e Jashtme e Singaporit, tha në një deklaratë se tema e sivjetshme e samitit të ASEAN-it është "Bashkim i fortë, novacioni për ndryshim".

Nga 25 deri më 27 prill, zyrtarët e 10 vendeve të ASEAN-it do të organizojnë një sërë takimesh, midis të cilave takimi i Komunitetit të Politikave dhe Sigurisë të ASEAN-it, takimi i Këshillit Ekonomik dhe takimi i Ministrave të Jashtëm të ASEAN-it.

Dy takimet e para do të drejtohen përkatësisht nga ministri i Jashtëm i Singaporit Vivian Balakrishnan dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë Lim Hng Kiang. (Du/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore