ShBA, kapet i dyshuari që vrau 4 vetë në restorant

2018-04-24 10:26:24 CRI Komenti juaj Printoni

Policia bëri të ditur se ka arrestuar të dyshuarin që hapi zjarr në një restorant në periferi të Nashville, në SHBA, duke vrarë 4 vetë. Sipas policisë i dyshuari kishte një armë në çantën e tij të shpinës në mometin e arrestimit.

Carlos Lara nga Departamenti i Policisë tha se 29-vjeçari Travis Reinking kishte në çantën e shpinës një armë gjysmë-automatike të mbushur, municione të kalibrit 45, një elektrik dore dhe një këllëf pistolete.

Lara shtoi se punonjësit e ndërtimit kishin parë një person që përputhej me përshkrimin e të dyshuarit.

"Ishte një person që përputhej me përshkrimin e të dyshuarit dhe që po kalonte në një vend ndërtimi, pra pas kompleksit të apartamenteve, dhe në zonën e pyllëzuar. Detektivët tanë, të tre njësitë tona në seksionin tonë të narkotikëve, njësia e narkotikëve , njësia e ndalimit, dhe forca e çështjeve kryesore janë angazhuar në këtë ngjarje."

Ai tha se në momentin e përballjes me forcat, i dyshuari u shtri në tokë dhe policët i vunë prangat.

Katër vetë u qëlluan për vdekje në orët e para të së dielës Shtëpinë e Waffle, një restorant 24 orësh. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore